Hasanaj: Liria ka emër: Ata që sakrifikuan gjithçka për liri nuk e bënë që ta mbulojmë vendin me bërllog

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 10:35
Hasanaj: Liria ka emër: Ata që sakrifikuan gjithçka për liri nuk e bënë që ta mbulojmë vendin me bërllog

Luan Hasanaj, ambientalist, njëherësh edhe koordinator në organizatën jo-qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka reaguar lidhur me sasinë e mbeturinave të vërejtura tek banerët e vendosur së fundmi për hir të ish-anëtarëve të UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Hasanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka publikuar disa fotografi që tregojnë sasinë e madhe të mbeturinave të hudhura në afërsi të banerëve me shkrimin “Liria ka emër”.

“Vërtetë #liriakaemer, por ata që sakrifikuan gjithçka për #liri nuk e bënë atë që ta mbulojmë vendin me bërllog”, ka shkruar ambientalisti në postimin e tij.

Përgjatë ditës së djeshme, u raportua për djegien e një baneri të këtillë në Graqanicë, i cili mori shumë reagime.

Në mesin e reagimeve ishte edhe ai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili kritikoi rëndë personat që e vandalizuan banerin. 

https://www.facebook.com/luanhasanaj/posts/10223946612914066

(Kosova Sot Online)