Franca ndan 1.5 miliard euro për ta blerë vaksinën e parë që është e gatshme në treg

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 12:53
Franca ndan 1.5 miliard euro për ta blerë vaksinën e parë që është e gatshme në treg

Franca është duke u përgatitur për një program mbarëkombëtar të vaksinimit kundër koronavirusit vitin e ardhshëm. Qeveria ka thënë se është në hapat  e parë për shpërndardjen e ndonjë vaksine të testuar që nga janari dhe i ka ndarë 1.5 miliard euro për ta blerë vaksinën e parë që është e gatshme në treg.

Tash për tash, asnjë vaksinë nuk është miratuar për përdorim, por thuhet se disa prej tyre janë në fund të testimit. Qeveria franceze thotë se fushata e vaksinimit do të koordinohet në nivel të Bashkimit Evropian dhe në skenarin më optimist mund të fillojë në çerekun e parë të vitit të ardhshëm.

“Jemi duke përgatitur një fushatë për të qenë të gatshëm në momentin që një vaksinë miratohen nga autoritetet kombëtare dhe evropiane të shëndetësisë”, tha Gabriel Attal nga Ministria e Shëndetësisë e Francës.

Jerom Salomon, kryetar i autoritetit francez të shëndetit publik, Sante Publique France, tha se virusi është duke i sëmurur njerëzit fizikisht dhe psikikisht. “Lajmi i mirë është që virusi po ngadalësohet, por kjo pandemi po i bën njerëzit të stresuar dhe në ankth”, tha ai.

Më shumë se dy javë pas vendosjes së izolimit të dytë, ky zyrtar tha se numri i personave që vuajnë nga depresioni nga fundi i shtatorit deri në fillim të nëntorit është dyfishuar dhe i ka prekur të gjithë, por sidomos ata me gjendje të vështirë financiare, ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja, personat që janë fizikisht joaktivë dhe të rinjtë.

Së bashku me Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Italinë, Francë është në katërshen e vendeve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga pandemia dhe ka një ndër shifrat më të larta në botë në të dyja aspektet.

(Kosova Sot Online)