Hoxhaj i PDK-së për vërsuljen e Ramës kundër Bashës: Po na dëmton rëndë, nuk i ndihmon as shokët në Hagë

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 14:18
Hoxhaj i PDK-së për vërsuljen e Ramës kundër Bashës: Po na dëmton rëndë, nuk i ndihmon as shokët në Hagë

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, po e dëmton rëndë Kosovën, duke aluduar kështu për vërsuljen e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Hoxhës, një veprim i tillë nuk iu ndihmon as Thaçit e të tjerëve që gjenden në Hagë.

“Akuzat që janë gatuar nga kundërshtarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Rusia, nuk duhet të na gjej të përçarë e të papërgatitur. Prandaj instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë!”, ka shkruar Hoxha.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, qe disa ditë po vazhdon fushatën e tij politike duke përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama ka kohë që po merret intenzivisht me ermin e UÇK’së në llogarinë e tij në Facebook, por edhe nëpër studio televizive.

Madje ai po akuzon edhe opozitën për bashkëpunim kundër luftës së UÇK’së. Lulzim Basha i PD’së është bërë objekt i një fushate të egër nga Edi Rama që e akuzon për tradhëti ndaj Kosovës.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3023251911109874

(Kosova Sot Online)