
Lexoni edhe:
Doja të ndjente atë që kanë ndjerë fëmijët, pedofili famëkeq përdhunohet dhe mbytet në qeli
Vendimet e Qeverisë për COVID-19 nuk respektohen nga politikanët ata po mblidhen pa maska dhe distance.
Ishin masat për të cilat vendosen vetë.
Por disa nga politikanët e Kosovës nuk po i respektojnë rregullat e vëna për virusin COVID-19.
Edhe pse të gjithë po bëjnë thirrje për respektim të masave, nepër disa fotografi që kanë postuar në rrjete sociale shihet se nuk po mbajnë distancë, e as nuk po vendosin maskat.
Pos këtyre dy masave, nuk po respektohet as ai i grumbullimit të qytetarëve.
Një rasti i tillë ndodhi para disa ditëve ku kreu i AAK-së, që është partnere e koalicionit qeverisës postoi një fotografi në Facebook ku shihet me një numër të madh të njerëzve, pa maska e distancë.
E rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe gjatë së enjtes.
Në postimin e bërë nga kandidati për kryetar komune në Podujevë, Shpejtim Bulliqi së bashku me kreun e LVV-së, Albin Kurti duket se ishin mbledhur më shumë persona sesa që lejohen.
E shumica nuk po mbanin distancën.
Ndërkohë gazetari Bujar Vitija që një kohë të gjatë mbulon sektorin e shëndetësisë thotë që këta politikanë po tregohen të papërgjegjshëm.
Vitija e cilëson të padrejtë që qytetarët po dënohen kur vetë politikanët nuk i respektojnë masat parandaluese për COVID-19
E raste të tilla të tubimit të shumë personave kishte edhe në Kuvendin e Kosovës.
Disa nga pjesëtarët e komisioneve në Kuvend janë parë pa maska e pa distancë.
Ndërkohë për këtë ka folur edhe anëtari i komisionit për Shëndetësi Fitim Uka.
Por Uka thotë që kjo nuk varet tërësisht nga ta.
Ndërkohë Uka bën thirrje nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.
(Kosova Sot Online)