Doja të ndjente atë që kanë ndjerë fëmijët, pedofili famëkeq përdhunohet dhe mbytet në qeli

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 23:06
Doja të ndjente atë që kanë ndjerë fëmijët, pedofili famëkeq përdhunohet dhe mbytet në qeli

Një i burgosur kishte përdhunuar dhe mbytur atë që u konsiderua si pedofili më famëkeq në Britaninë e Madhe, Richard Huckle.

Paul Fitzgerald kishte planifikuar në detaje se si do të shkonte në qelinë e pedofilit dhe se si do të vriste atë, duke i thënë gjykatës se donte që “pedofili të ndjente atë që kanë ndjerë fëmijët që kanë qenë viktima të tij”.

“Ishte drejtësi poetike. Ai ishte një person që përdhunonte dhe abuzonte fëmijë për t’u argëtuar. Mendoj se ai shkonte edhe përtej përdhunimit. Besoj se nuk i pëlqeu aspak ajo që i bëra. E përdhunova që ta provonte edhe vetë se çfarë ndihej”, ka thënë Fitzgerald.

Huckle ishtë dënuar me 22 burgime të përjetshme për abuzime me 191 fëmijë, të moshës nga 6-muajsh deri në 12 vjeç. Ai u vra nga i burgosuri Fitzgerald.


(Kosova Sot Online)