Të pagjeturit e luftës: Me presionin ndërkombëtar, do të gjenden plot varreza shqiptarësh në Serbi

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 08:46
Të pagjeturit e luftës: Me presionin ndërkombëtar, do të gjenden plot varreza shqiptarësh në Serbi

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës.

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të pagjeturit tha se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet.

Ai sqaroi se në procedurën e zhvarrimit marrin pjesë tri palë, ajo serbe, kosovare, dhe përfaqësues të EULEX.

Sipas Grajçevci, Serbia nuk ka dhënë asnjë informacion për fatin e shumë shqiptarëve që kanë hyrë të gjallë në territorin serb dhe nuk janë gjetur më.

Ai u shpreh i bindur se me presionin ndërkombëtar do të gjenden plotë varreza masive të shqiptarëve në Serbi.

(Kosova Sot Online)