Kështu duhet të ndëshkohen nga populli këta politikanët banditë që po zgërdhihen si qentë endacak

Kështu duhet të ndëshkohen nga populli këta politikanët banditë që po zgërdhihen si qentë endacak
Kështu duhet të ndëshkohen nga populli këta politikanët banditë që po zgërdhihen si qentë endacak

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 November 2020 - 07:53

Shkruan: Reshat Badallaj

Dënimi me votë do të jetë më i fuqishëm e vdekjeprurës për këta krye banditë dhe banditë sepse këta e kanë sëmundje pushtetin dhe e kanë në gjak hajnin, prandaj këta nuk lënë gur e dru pa lëvizur deri kur t´iu mashtrojnë sa për t´iu grabitur votën dhe më besoni edhe një gjë se këta të pafytyrë dhe qelbësira janë në gjendje t´iu japin gjithçka për pushtet dhe hajni, dhe ata që nuk e besojnë do ta vrasin vetin dhe nafakën e fëmijëve duke votuar krye banditët, rrenacakët, vagabondët, mashtruesit e hajnat. Çka është boll është boll.

-Kosova është në ditët me kritike të sajë në shumë sfera, që përpos pandemisë të mos i përmendi të gjitha, por këtë krizë tronditje akoma më shumë e thellon edhe ky mezlishti-Kuvendi, i faqes së zezë, sepse janë të ulur aty të pamerituarit dhe që nuk kanë hallin e vendit e të qytetarëve të saj. Ç ‘është e vërteta faji shumë i madh bie edhe ndër ne në popull që kurrë nuk i´a vumë gishtin kaptinës se kurrë nuk duhet dhënë votën bandave banditësh e huliganësh, mashtruesish e rrugaçësh, që kur i vije puna për t´i mbledhur votat vrapojnë taman si ata langonjtë me premtime dhe mashtrime boshe dhe sa të marrin votën pastaj punojnë vetëm për interesa të tyre personale, për të bërë shpejtë e shpejtë milionerë dhe harron të gjitha premtimet që ia kanë dhënë popullit. Pra, këto janë pazare të pista të këtyre faqezinjve dhe tallje me popullin dhe turpi i llojit të vetë, në fakt, këta të pafytyrë nuk kanë fare turp dhe shikoni se si sorollatën në këtë mezlisht duke harruar se këta banditë marrin rrogat nga djersa jonë , pra nga taksapaguesit dhe nuk mëtojnë të bllokojnë këtë mezlisht duke mos aprovuar ligje dhe e tëra kjo shkon barrë në shpinën e popullit.

Ndërkaq, këta banditë zgërdhihen si qentë endacak. Populli me sy e vesh është nga ky mezlisht që i´a dhënë votën dhe këta faqezinj dhe qelbësira ikin kafeneve dhe bordeleve dhe kinse nuk ka korum dhe nuk vendosë asgjë që një kohë të gjatë. Por, të mos harrojmë se populli fatin e tij e ka në dorë që i bie ndryshe, kurrë më të mos i besojnë krye banditëve dhe banditëve të bandave politike sepse kjo kope banditësh nuk janë asgjë tjetër pos mashtrues, rrenacak, dilinxhi dhe tyxhar, pra të mos i jepet kurrë me votë këtyre tradhtarëve që janë të lidhura me kanalet e errëta të nëntokës kriminale, sepse një gjë të tillë e kanë dëshmuar që nga pas lufta e deri më sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".