Daut Haradinaj: PDK-ja ia ka borxh Ramushit votën për president

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 17:06
Daut Haradinaj: PDK-ja ia ka borxh Ramushit votën për president

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk sheh opsion tjetër për postin e presidentit, përveç Ramush Haradinaj.

Kështu deklaroi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai bëri të ditur se AAK ka marrë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm deputetësh, ndërsa theksoi se PDK-ja ia ka borxh votën për postin e Presidentit.

Haradinaj foli edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës teksa i bëri thirrje publike PDK-së që t’i bashkohet koalicionit.

Kujtojmë se pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit. Aktualisht ushtruese e detyrë së presidentit është kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Osmani aktualisht është e infektuar me COVID-19. 

(Kosova Sot Online)