
Lexoni edhe:
Lajmi i fundit: Hyjnë në fuqi masa të reja, ndryshon lista e qyteteve në zonën e kuqe
Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar kriteret lidhur me futjen e zonave në bazë të rrezikshmërisë.
Nga ky ndryshim ka pësuar Mitrovica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Lipjani, Kamenica, Novobërda dhe Zveçani duke u futur zyrtarisht në zonën e kuqe. Në këtë zonë, tash e tutje do të përfshihen komunat me mbi 151 të infetkuar në 100 mijë banorë brenda javës.
Lajmi i fundit: Hyjnë në fuqi masa të reja, ndryshon lista e qyteteve në zonën e kuqe
Lexoni edhe:
Nga 11, tashmë kanë kaluar 18 komuna në zonë të kuqe.
Në zonë të kuqe gjenden komunat si në vijim: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.
Masat e reja të marra nga MSH’ja i gjeni më poshtë:
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.
ëNë zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë janë 18 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.
ëNë zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zona janë 14 komuna:
Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.
ëNë zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:
Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.
(Kosova Sot Online)