Emigranti tenton të vjedh në një kioskë, arrestohet nga policia

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 11:08
Emigranti tenton të vjedh në një kioskë, arrestohet nga policia

Numri i emigrantëve në Kosovë po shënon rritje.

Muajve të fundit është parë një fluks i tyre edhe në qytet, e që janë kryesisht të ardhur nga Siria, Libia e shtete të tjera.

Një pronarit të një kioske dje në Prishtinë u doli problem me ta, shkruan Gazeta Express.

Ishte një libanez që tentoi që të vjedh në kioskën e tij.

Sipas deklarimit të tij në Policinë e Kosovës, i dyshuari nuk ka mundur të marr asgjë dhe se në kioskë i është dëmtuar vetëm xhami dhe njësori i rrymës.

“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 20.11.2020 – 03:15. Është arrestuar një mashkull nga Libia i cili është hasur duke tentuar të kryej vjedhje në një kioskë pronë e ankuesit  mashkull kosovar. Sipas viktimës nuk i është vjedhur asgjë përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës”, ka njoftuar policia.

Në ndërkohë i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)