820 gjoba për mosrespektuesit e masave anti-Covid

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 11:18
820 gjoba për mosrespektuesit e masave anti-Covid

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, në nivel  vendin ka shqiptuar gjithsej 820 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat e parapara me Ligjin për Covid-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 725 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar 18 persona, ndërsa kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar, ndërsa 1 me fatalitet. 25 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)