Johnson tallet nga izolimi: Koronavirusi e arriti atë që ma donin armiqtë – arrestin shtëpiak

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 12:29
Johnson tallet nga izolimi: Koronavirusi e arriti atë që ma donin armiqtë – arrestin shtëpiak

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka publikuar një video nga rezidenca zyrtare ku po qëndron në vetizolim, me të cilën u ka bërë thirrje personave të vetizoluar që të mbajnë distancë me njerëzit me të cilët jetojnë.

Ai ka bërë pak shaka, duke thënë se udhëzimet për koronavirusin e kanë arritur atë që janë munduar ta arrijnë armiqtë e tij politikë – arrestin shtëpiak.

“Është dita e pestë apo e gjashtë që jam vendosur në izolim dhe (programi) Testim dhe Përcjellje i NHS-së, i cili po bëhet edhe më i mirë, e ka arritur atë që shumë nga armiqtë e mi politikë kanë dashur ta arrijnë për shumë vjet, që të më vendosin mua nën arrest shtëpiak”, tha ai.

(Kosova Sot Online)