Fshehja e vdekjeve dhe viktimat në morg, ja truku për të zvogëluar numrin

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 15:45
Fshehja e vdekjeve dhe viktimat në morg, ja truku për të zvogëluar numrin

Një nga bombat mediatike që ka plasur ditët e fundit, ajo e fshehjes së numrit të saktë të viktimave nga Covid, ka shkaktuar shumë zhurmë te qytetarët. Nëse do të ketë vullnet për ta çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës dhe hetimin e saj do të jetë një nga shërbimet më të mira që prokuroria mund ti bëj vetes, por do të jetë edhe një nga skandalet më të mëdha në këto 30 vite, në mos më i madhi.

Kryetari i opozitës tha se për efekte propagandistike qeveria ka fshehur numrat e të vdekurve nga pandemia, ose më saktë plot 414 persona që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Lexo Edhe:

Flet vëllai i autorit të atentatit në Bulqize: E gjitha nisi pas sherrit për fakrikën e Kromit

Basha pohoi se opozita disponon listat e plota emërore sipas datave dhe emrave të atyre që kanë humbur jetën dhe të atyre që nuk janë raportuar në njoftimet e përditshme për numrin e vdekjeve (shiko ketu).

Menjëherë pas kësaj u kundërpërgjigj kryeministri Edi Rama i cili i cilësoi këto deklarata si shpifje të rënda. Një ditë më pas, pra këtë të premte, drejtuesit e spitalit infektiv, me siguri nën trysninë e politikës, i hodhën poshtë këto akuza: “kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur”, madje duke paralajmëruar se do kërkojnë ndjekje ligjore për Bashën.

Shefja e këtij pavioni, Najada Çomo argumentoi kështu: ” Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit… Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohej si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara” – tha Çomo.

Ndërkohë që prokuroria nuk ka filluar akoma hetimin, të paktën sipas informacioneve të deritanishme, media ka filluar të bëjë detyrën e saj.

Po atëherë çfarë ndodh dhe kush ka të drejtë?

Lapsi.al ka investiguar për të kuptuar të vërtetën dhe ka arritur të ketë akses në dokumentat dhe provat që disponon opozita. Dhe kështu ka arritur të kapë edhe lojën e shifrave.

Sistemi shëndetësor shqiptar ka gjetur një truk për të mpakur për hir të propagandës politike, numrin e vedekjeve nga pandemia.

Dhe ky truk konsiston në faktin se, në shifrën e atyre që kanë ndërruar jetë, nuk llogariten ata të cilët, janë infektuar nga Covid – 19, janë shtruar në njërin nga spitalet e specializuar për këtë qëllim, por më pas kanë vdekur nga komplikacione të njohura, si atak në zemër, insufiçencë renale, apo mushkritë.

Duke qenë se këto efekte të atyre që preken nga Covid 19 janë të njohura, vdekja e tyre dihet se nga vjen.

Kur të vdekurve të kësaj kategorie, në  një nga momentet e kalvarit të tyre të gjatë të shtrimit në spital, tamponi u rrezulton negativ, ata nuk llogariten në grupin e pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid 19.

Pra të gjithë ata pacientë që shtrohen në tre spitalet që trajtojnë posaçërisht këtë sëmundje, kur dalin prej tyre të vdekur nga mosfunksionimi i njërit prej organeve vitale, shteti nuk i llogarit si të viktima të pandemisë.

Pikërisht këtu krijohet edhe mospërputhja e shifrave që pretendon Basha i cili ka emrat e 923 personave të dalë të vdekur dhe të çuar në morg drejt e nga spitalet Covid, ndërsa qeveria raporton vetëm 509 të vdekur.

 

(Kosova Sot Online)