Mbahen homazhe për këngëtarin Ismet Peja

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 11:34
Mbahen homazhe për këngëtarin Ismet Peja

Para Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, janë hapur homazhet në nder të këngëtarit Ismet Peja.

Para kësaj ministrie është shpalosur edhe portreti këngëtarit të ndjerë Ismet Peja.

Po ashtu, pjesë nga këngët e tij po transmetohen para ministrisë.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, pritet të bëjë homazhe në objektin e Ministrisë së Kulturës sot në ora 11:45.

Këngëtari Ismet Peja ka vdekur mëngjesin e së hënës në moshën 83 vjeçare.

Në një intervistë përmes telefonit për një emision, djali i tij, këngëtari Visar Peja, ka thënë se kanë qenë problemet shëndetësore prej vitesh që e kanë përkeqësuar shëndetin e babit të tij ditëve të fundit.

Ndërkohë, ai ka treguar se i ndjeri kishte kryer edhe testin e Covid-19 për shkak se ishte i shqetësuar. 

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00, në Gjakovë.

(Kosova Sot Online)