Osmani: Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 11:21
Osmani: Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!

U.d e presidentit, Vjosa Osmani e ka kujtuar me vargjet e këngës së tij “Robi plaket kur do vetë” njërin nga këngëtarët më të mirë të këngës shqipe, Ismet Pejën që ka vdekur sot.

““Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se Peja ka qëndruar për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.

“Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm! Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1865301270298795

(Kosova Sot Online)