Vjosa Osmani e kujton Xhemail Mustafën: U vra pabesisht për shkak të veprimtarisë politike

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 12:34
Vjosa Osmani e kujton Xhemail Mustafën: U vra pabesisht për shkak të veprimtarisë politike

U.d e presidentit, Vjosa Osmani e ka kujtuar sot Xhemail Mustafën në përvjetorin e vrasjes së tij.

Osmani në Facebook ka shkruar se sot kujtohet Xhemajl Mustafa, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve ’90 për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtori i afërt të Presidentit Rugova, njeriu i urtë e dijetari i shquar i Kosovës.

“Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova. Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)