Në këtë moshë vdiqën personat nga koroavirusi brenda 24 orëve në Kosovë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 15:27
 Në këtë moshë vdiqën personat nga koroavirusi brenda 24 orëve në Kosovë

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit 12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në mesin e viktimave është edhe një 53-vjeçar.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

(Kosova Sot Online)