Kosova drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme me Maqedoninë Veriore

  • E.K /
  • 25 nëntor 2020 - 13:40
Kosova drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme me Maqedoninë Veriore

Kosova dhe Maqedonia Veriore do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Ky dakordim ka ardhur pas takimit të dy zëvendëskryeministrave, Albulena Balaj-Halimaj dhe Artan Grubit.

Balaj në konferencë të përbashkët tha se në mbledhjen e përbashkët do të nënshkruhen një varg marrëveshjesh në fusha të ndryshme. 

“Sot në takim me Grubin kanë diskutuar shumë tema që ndërlidhin vendet tona dhe si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Si ide ka qenë edhe për tu mbajtur një mbledhje e dy qeverive ku përsipër kemi marrë që ta realizojmë edhe këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshjeve të ndryshme në fusha të ndryshme”, tha ajo

Balaj tregoi saktësisht se për çfarë kanë biseduar gjatë takimit.

“Kemi diskutuar edhe marrëveshjet  e mundshme që kanë diskutuar kryeministrat siç ka qenë e pikës kufitare. Po ashtu diskutuam për rrugën Prizrenit të cilët do ta realizojmë sa më shpejt. Po ashtu kemi diskutuar për Brezovicën”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)