Kryetari i Malishëves e mposhtë koronavirusin

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 16:38
Kryetari i Malishëves e mposhtë koronavirusin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga koronavirusi, i cili për shumë kohë pati simptoma të rënda dhe qëndroi i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Ndonëse, Begaj ndodhet akoma i shtrirë në Infektivë, ai ka rezultuar negative në testin e fundit për koronavirus.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, përfundon njoftimi i tyre.

Kujtojmë se Begaj e pati gjendjen e rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me koronavirus, me ç’rast u detyrua të shtrihej për ditë të tëra në Infektivë.

(Kosova Sot Online)