Kamberi komenton deklaratën e Daçiqit që ia dha në Kuvend: Kam pritur reagim më të ashpër

  • A.P /
  • 26 nëntor 2020 - 23:22
Kamberi komenton deklaratën e Daçiqit që ia dha në Kuvend: Kam pritur reagim më të ashpër

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka cekur nenin ku përcakton mbrojtjen e të drejtave të pakicave që nuk lejon përdorimet e simboleve të shteteve të tjera.

Ivica Daçiç, kryeparalamentar i Kuvendit të Serbisë, pasi Kamberi shfaqi flamurin kuq e zi në prezencën e deputetëve, tha se “ndjehet i kënaqur që është flamuri kuq e zi e jo ai i Kosovës.

Sidoqoftë, një deklaratë të tillë Kamberi e ka cilësuar si një dredhi tjetër të Serbisë. Ai këto komente i bëri në edicionin special të lajmeve.

“Neni i përcaktuar për mbrojtjen e të drejtës së pakicave nuk lejon përdorime të simboleve të shteteve të tjera. Kjo është një dredhi e Serbisë. Pra, nuk ishte qëllimi që të bëjë një provokim, apo të shtrojë një temë të cilën nuk mund ta mbrojë. Kërkesa e popullësisë qztetare është për përdorim të lirë dhe zyrtar për përdorim të lirë dhe zyrtar”, ka thënë Kamberi.

Tutje, ai ka thënë edhe se ka pritur një reagim më të ashpër se aq nga Daçiçi. 

(Kosova Sot Online)