Aktiviteti i PDK’së u transmetua në faqen e Kuvendit, reagon ashpër Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 16:51
 Aktiviteti i PDK’së u transmetua në faqen e Kuvendit, reagon ashpër Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas transmetimit të një aktiviteti partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, në faqen e Kuvendit të Kosovës në Facebook.

Osmani ka thënë se ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në faqen e Kuvendit nuk figuron një video e tillë.

Reagimi i plotë:

Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook.

Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)