Në Viti zhduket një vajzë e mitur

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 10:36
Në Viti zhduket një vajzë e mitur

Një vajzë e mitur nga fshati Drobesh i Vitisë është zhdukur. Rastin në polici e ka hapur vëllai i saj.

Ai ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Drobesh, Viti 30.11.2020 – 19:55. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)