Blerim Latifi për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Ka vite që po mundohen ta tjetërsojnë identitetin e tij

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 10:43
Blerim Latifi për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Ka vite që po mundohen ta tjetërsojnë identitetin e tij

Filozofi Blerim Latifi ka folur rreth deklaratës së autorit të shtatores së Skënderbeut në Prizren, i cili ka thënë se është mbështetur në kronikat osmane për ta gdhendur imazhin e tij.

Latifi tha se anadollakët shqipfolës ka vite që po mundohen ta tjetërsojnë identitetin e Skëndërbeut, në mënyrë që t’ju bëjnë vend sulltanëve në zemrat e shqiptarëve.

“Anadollakët shqipfolës mund ta pranojnë Skënderbeun vetëm si ushtar të Perandorisë Osmane. Të njëjtit kanë vite që mundohen ta tjetërsojnë identitetin e tij shqiptar, sepse që t’u bëjnë vend sulltanëve në zemrat e shqiptarëve, duhet më parë të heqin prej tyre armikun e tyre më të madh, atin shpirtnor të kombit shqiptar, gjeneralin që historia botërore e rendit përkrah gjeneralëve më të mëdhenj të saj”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Më 28 nëntor është zbuluar shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Prizren, por mënyra e gdhendjes së tij ka marrë shumë reagime, ku edhe është kritikuar autori i shtatores. 

(Kosova Sot Online)