AAK-së i shtohet edhe një deputet

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 11:45
AAK-së i shtohet edhe një deputet

Deputeti Rasim Demiri i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.

Demiri ishte pa grup parlamentar, kurse si deputet u zgjodh nga koalcioni Vakat.

Këtë e bëri të ditur, Daut Haradinaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së.

Haradinaj uron qe të u prijë e mbara, pas bashkimit të Demirit me grupin parlamentar të AAK-së.

Postimi i tij i plotë:

Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri.

Na priftë e mbara!

(Kosova Sot Online)