Uran Ismaili thotë se ideja për Trafikun Urban pa pagesë në Prishtinë ishte e PDK-së

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 11:14
Uran Ismaili thotë se ideja për Trafikun Urban pa pagesë në Prishtinë ishte e PDK-së

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, thotë se ideja për Trafikun Urban pa pagesë në Prishtinë është dhënë nga partia e tij.

“Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë. Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai shprehet se me politika të mira ndreqet kryeqyteti.

“Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim. #BashkëeNdreqim”, ka përfunduar ai.

(Kosova Sot Online)