Qeveria fajësohet për paqartësitë rreth mbajtjes së mësimit të hënën

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 23:07
Qeveria fajësohet për paqartësitë rreth mbajtjes së mësimit të hënën

Njohësit e arsimit thonë se me në kalendar e hëna ishte ditë pushimi, edhe SBASHK ia lë fajin Hotit.


Nxënës e mësimdhënës po e përfundojnë orarin e mësimit.

E numri i tyre është goxha i madh krahasuar me një ditë më parë kur kishin paqartësi nëse do duhej të ishin në shkollë apo jo.

Kryeministri Hoti kishte thënë që duhet të mbahet mësimi dhe nuk duhet që për festën e 28 Nëntorit, të ketë pushim të hënën.



E sindikata kishte thënë ndryshe.

Por për këtë paqartësi fajtore sipas njohësve të arsimit është vetë qeveria.

Popovci tregon se në cilat raste festat, datat e të cilave janë në fundjavë, mund të lidhen në ditë të javës.

Kurse nga SBASHK thonë se ata vetem kanë respektuar kalendarin e pushimeve.

Edhe Mani fajtor lë qeverinë për këtë paqartësi.

Sipas tij duhet të punohet më shumë që të mos humbin orë të tjera.

Kurse për këtë temë gjatë tërë ditës Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigjje.

Të hënën disa nga shkollat respektuan vendimin e sindikatës kurse disa të tjera atë të qeverisë.

(Kosova Sot Online)