Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 08:29
Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:30Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, “Handikos” mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të “Handikos”, Veternik)

10:00Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

10:00Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit”, në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës)

10:30Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të mosekzekutimit të shtesave për personelin shëndetësor, që nuk është përfshirë në listën e përfituesve. (Ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës) 

11:00Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël do të protestojnë, në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë) 

11:30Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott, dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj,  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. (Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, hyrja nga sheshi) 

13:30Instituti SINK organizon konferencën “Vlerësimi i zbatueshmërisë së legjislacionit për rini në nivel komunal”. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë & transmetim “live”.

(Kosova Sot Online)