Sot dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 09:15
Sot dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga KQZ-ja.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 3 dhjetor 2020, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut janë mbajtur këtë të diel.

Në Mitrovicë të Veriut ka fituar Lista Serbe, derisa, në Podujevë pas 20 vitesh që LDK-ja ka qenë në pushtet, kandidati i kësaj partie është mposhtur nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje. 

(Kosova Sot Online)