Gjendet i vdekur një burrë në një vilë në Gjakovë, Policia po e heton vdekjen

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 10:05
Gjendet i vdekur një burrë në një vilë në Gjakovë, Policia po e heton vdekjen

Një burrë është gjetur i vdekur nga dy persona dje rreth orës 17:00 në një vilë në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)