Kryetari i Apelit thotë se nuk ka fakte që Darko Tasiq kreu vrasje, acarohen protestuesi

  • G.G /
  • 03 December 2020 - 12:56
Kryetari i Apelit thotë se nuk ka fakte që Darko Tasiq kreu vrasje, acarohen protestuesi

Kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka thënë sot nuk ka pasur prova që Darko Tasiqi ka qenë vrasës.

 Një pohim i tillë i Shalës i ka acaruar banorët e Krushës që sot kanë protestuar para kësaj gjykate.

Ai ka ftuar familjarët që të hyjnë brenda për të biseduar rreth vendimit të Apelit, por ata s’kanë pranuar.

“Nëse jeni të interesuar me bisedu, ejani një grup deri në 10 vjet ua jap sqarimet e nevojshme” , tha kryetari i Apelit.

Por protestuesit i kërkuan që të bisedojnë jashtë. “Jo brenda. Me popull bisedo jashtë. A e ke ftohtë a?”.

“Jo unë s’e kam ftohtë hiç, për atë dola jashtë. Nëse doni në këtë mënyrë me bisedu me mua, atëherë unë vetëm ju përshëndes.. Qetash brenda një ore ka me u publiku aktgjykimi…. Asnjë gjë s’ka me qenë jotransparente”, tha kryetari i Apelit.

Ndërsa një protestues tha se në protestën e radhës do ta djegin gjykatën, pasi nuk e njohin.

“Ishalla shihemi në protestat e radhës e ta kallim krejt këtë gjykatë. Kjo gjykatë nuk vlen për Krushën e Vogël. Gjaku i qatyne të vrarëve i mbuloftë këta”, tha protestuesi. 

(Kosova Sot Online)