Greqia e mbyllur deri më 14 dhjetor

  • G.G /
  • 03 December 2020 - 13:14
Greqia e mbyllur deri më 14 dhjetor

Greqia ka zgjatur bllokimin mbarëkombëtar deri më 14 dhjetor si masë mbrojtëse ndaj virusit Covid-19, në mënyrë që të mos rritet numri i rasteve të reja të infektuara me këtë virus.

Bllokimi, i dyti i vendit që nga fillimi i pandemisë, u zgjat për një javë.

“Ekziston një stabilizim ose më mirë një rënie në numrin e rasteve, por me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej,” tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Greqia ka regjistruar gjithsej 109,655 raste me Covid-19 dhe 2,186 vdekje, me Greqinë veriore më të goditur dhe spitalet që operojnë me kapacitet pothuajse të plotë.

Kufizimet fillimisht pritej të mbaronin në 30 nëntor, por qeveria i kishte zgjatur ato më 7 dhjetor. Petsas tha që dyqanet sezonale, duke shitur artikuj të Krishtlindjeve, do të rihapen javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)