Këshilla e radhës e MPB’së: Passwordin tregojani vetëm prindërve

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 15:24
Këshilla e radhës e MPB’së: Passwordin tregojani vetëm prindërve

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar për ruajtje të privatësisë në rrjetet sociale.

Kësaj here kjo ministri ka apeluar që passwordi të mos i tregohet askujt përveç prindërve.

Kujtojmë që në krye të Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike që funksionon në kuadër të kësaj ministrie është Zafir Berisha.

Të njëjtit posa u emërua në këtë pozitë hakerët i`a morën passwordin e rrjetit social “Facebook”. 

https://www.facebook.com/RKS.MPB/posts/3534963286592164

(Kosova Sot Online)