Kë po e ruajnë te dera e Kuvendit deputetët e Vetëvendosjes?

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 15:37
Kë po e ruajnë te dera e Kuvendit deputetët e Vetëvendosjes?

Nënkryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci janë shfaqur të dy bashkë duke e ruajtur derën e  sallës ku mbahen seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit znj.Arbërie Nagavci në pritje të deputetëve dhe,,,,..”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në Facebook.

Kujtojmë që kjo parti ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që të mbahet seanca e Kuvendit ku i pranishëm të jetë zëvendëskryeministri Driton Selamanaj.

Në ndërkohë Selmanaj më herët ishte pjesë e seancës ku u diskutuar për personat me nevoja të veçanta dhe se i njëjti nuk u pengua nga deputetët e VV-së.

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10224635389373349

(Kosova Sot Online)