Lexoni edhe:
Kishte kërcënuar bashkëatdhetarin, policia ndjek shqiptarin
Në një konferencë virtuale në Copenhagen, një ekspert mjekësor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u shpreh se OBSH nuk po u rekomandon shteteve që të lëshojnë “pasaportat e imunitetit” për ata që janë shëruar nga Covid-19, por po shqyrton mundësinë e përdorimit të certifikatave elektronike të vaksinimit.
"Ne po shohim nga afër përdorimin e teknologjisë për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe mund të punojmë me vendet anëtare drejt një certifikate elektronike të vaksinimit ", tha ai (via Reuters).
Kishte kërcënuar bashkëatdhetarin, policia ndjek shqiptarin Lexoni edhe:
Në fillim të tetorit, OBSH njoftoi se në bashkëpunim me Estoninë, ka rënë dakord për të zhvilluar një certifikatë ndërkombëtare të vaksinimit, një kartë e verdhë elektronike, pjesë e programit COVAX, krijuar për të përshpejtuar dhe zhvilluar qasjen e barabartë ndaj vaksinave anti-Covid.
Në fund të prillit, i ftuar në “Opinion”, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ceku këtë çështje duke thënë se “më shumë sesa emrin dhe mbiemrin do të verifikohen se çfarë analizash ka bërë [dikush] dhe se nga cili shtet vjen”.
(Kosova Sot Online)