Pacientët me COVID 19 po iu thonë lamtumirë familjarëve me anë të paisjeve elektronike

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 13:58
Pacientët me COVID 19 po iu thonë lamtumirë familjarëve me anë të paisjeve elektronike

SHBA-të janë vendi më i prekur nga koronavirusi me 14.5 milion raste pozitive dhe rreth 283 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Shërbimet intensive të spitaleve janë të mbushur në kapacitetin e plotë të tyre, ndërsa administrata ka menduar një zgjidhje për të mos i lënë pacientët e shtruar rëndë që të ndërrojnë jetë vetëm.

Sëfundmi në mediat amerikane janë publikuar foto nga njëri prej spitaleve në Massachusetts ku duken dhjetra lap top-ë që presin të futen në shërbimin intensiv me qëllim që të shtruarit të mund të flasin në familjarët e tyre në momentet e fundit të jetës.

Komunikimi me të afërmit konsiderohet si një nevojë e rendësishme e të sëmurëve me koronavirus.

(Kosova Sot Online)