Ndizen dritat festive në Washington, Trump: Vaksina kundër koronavirusit, mrekulli Krishtlindjesh

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 17:15
Ndizen dritat festive në Washington, Trump: Vaksina kundër koronavirusit, mrekulli Krishtlindjesh

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zonja e parë Melania, drejtuan për herë të fundit, ceremoninë shtetërore të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Trump i cili vazhdimisht është përpjekur të marrë meritat për krijimin në kohë rekord të vaksinës kundër koronavirusit, tha në fjalën e tij se vaksina ishte një mrekulli Krishtlindjesh.

“Jemi vetëm pak ditë larg shpërndarjes së miliona dozave të një vaksine të sigurt e të efektshme, e cila do t’i japë fund pandemisë e do të shpëtojë miliona jetë njerëzish. Është vërtetë një mrekulli Krishtlindjesh, një prej arritjeve më të mëdha shkencore në histori”, tha Trump.

Pasi presidenti u uroi amerikanëve Krishtlindje të gëzuara, zonja e parë shtypi butonin që ndriçoi pemën madhështore, ndërsa banda muzikore e marinës, performonte këngë festive.

(Kosova Sot Online)