Reshje të dendura në Itali, bora mbulon disa zona, pezullohet transporti hekurudhor

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 17:02
Reshje të dendura në Itali, bora mbulon disa zona, pezullohet transporti hekurudhor

Italia po përballet me një mot të keq, ku shumë zona janë përfshirë tashmë nga reshjet e borës dhe të shiut.

Në disa zona, të tilla si  Friuli-Venezia Giulia dhe në Provincën Autonome të Bolzanos është dhënë alarmi i kuq. Ndërsa shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve.

Mediat italiaine raportojnë edhe për rrëshqitje të dherave.  Një alarm i verdhë u lëshua gjithashtu në disa zona të Lombardisë, Ligurias, Marches, Lazios, Toskanas dhe Bazilikatas.

Për të rritur më tej sigurinë, në disa zona ku kanë rënë më shumë reshje, u pezullua transporti hekurudhor.

(Kosova Sot Online)