Lexoni edhe:
Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak, Makolli tregon detaje të reja
Të paktën një person ka vdekur dhe 227 janë shtruar në spital nga një sëmundje e paidentifikuar në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh.
Pacientët kishin disa simptoma, duke filluar nga të vjellat deri te humbja e vetëdijes.
Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak, Makolli tregon detaje të rejaLexoni edhe:
Zyrtarët ende po hetojnë shkakun e sëmundjes, që përfshiu shtetin indian gjatë fundjavës.
Kjo vjen pasi në kohën kur India po vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit.
Por Covid-19 nuk duket se është shkaku i shtrimeve në spital gjatë fundjavës.
Ministri indian i Shëndetësisë ka deklaruar se mostrat e gjakut të pacientëve nuk kanë zbuluar ndonjë prani të një infeksioni viral.
“Ne përjashtuam ndotjen e ujit ose ndotjen e ajrit si shkak pasi zyrtarët vizituan zonat ku njerëzit u sëmurën. Është një sëmundje laboratorike që vetëm analiza do ta zbulojë.”,-thotë ai.
(Kosova Sot Online)