Pllaka përkujtimore e zyrës së Adem Demaçit po shërben si mbajtëse e gypave

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 09:05
Pllaka përkujtimore e zyrës së Adem Demaçit po shërben si mbajtëse e gypave

Një veprim aspak i mirë është bërë nga një kompani që është duke punuar në një nga lagjet e Prishtinës.

Një bager është parkuar para pllakës përkujtimore të zyrës së Adem Demaçit, ndërsa ajo për më keq po shërben si mbajtëse e gypave që janë vendosur në atë pjesë.

Egzon Azemi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe ajo e Inspeksionit, duke thënë se do të duhej që të kërkojnë sqarime nga kompania për një veprim të tillë dhe të ndëshkohet.

Postimi i tij:

Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe ajo e Inspeksionit do të duhej që të kërkojnë sqarime dhe kjo Kompani të ndëshkohet për këtë veprim.

Pllaka përkujtimore e zyrës së Adem Demaçit po shërben si mbajtëse e gypave.

Bageri i parkuar para Pllakës Përkujtimore.

Bllokim i plotë i trotuarit.

(Kosova Sot Online)