
Në Pejë zhduket një e mitur

Një grua nga Peja ka njoftuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe se nuk din për vend-ndodhjen e saj”, bën të ditur njoftimi i policisë.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të dyshuar.
(Kosova Sot Online)