Aprovohen 40 mijë 414 pako nga votimi me postë, refuzohen 1 mijë e 447 tjera

  • A.P /
  • 12 June 2026 - 10:05
Aprovohen 40 mijë 414 pako nga votimi me postë, refuzohen 1 mijë e 447 tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.

“Deri në përfundim të ditës së enjte (11 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë rreth 42 mijë, prej të cilave janë aporvuar 40,414, ndërkaq janë refuzuar 1,447. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 1,320 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”.

Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën 16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Po ashtu, KQZ ka treguar se gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime.

Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues.

(Kosova Sot Online)