Studentët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit

  • G.G /
  • 10 December 2020 - 12:38
Studentët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë largimin e tarifave për këtë vit

Një grup i studentëve kanë organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka qenë pjesë e këtij aksioni të organizuar me kërkesën për largimin e tarifave për këtë vit akademik.

Ata para Qeverisë vendosën një pako të zezë për shkak të mospërfshirjes së studentëve në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Dionit Kabashi, tha se Këshilli Drejtues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë marrë për bazë 13 kërkesat e tyre, duke kërkuar heqjen e të gjitha tarifave.

“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës. Dhe kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasoj e Covid-19. Jo vetëm e drejtë, po heqja e çdo tarife është nevojë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)