Pas akuzave të Haxhiut në Kuvend për keqtrajtim të punëtorëve, reagon këshilltari i Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 13:33
Pas akuzave të Haxhiut në Kuvend për keqtrajtim të punëtorëve, reagon këshilltari i Vjosa Osmanit

Artan Murati, Këshilltari ligjor i u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, ka sqaruar se punëtorët që operojnë në Kuvendin e Kosovës janë punonjës të kompanisë së kontraktuar, e jo të Kuvendit.

Këto komente, Murati i ka bërë pasi deputetja nga radhët e AAK’së, Teuta Haxhiu, e akuzoi Osmanin për investime të gabuara dhe keqtrajtim të punëtorëve “që po sillen në Kuvend”, shkruan.

Tutje, Murati është sqaruar edhe lidhur me shpenzimet që po bëhen në Kuvend.

“E para, shpenzimet per ndertimin e aneksit te nderteses se Kuvendit derivojne nga marreveshja(kontrata) e legjislatures paraprake, pra nuk jane kontrata/shpenzime te ketij mandati. E dyta, punonjesit qe jane te angazhuar ne punimet e aneksit te objektit te Kuvendit jane punonjes te kompanise se kontraktuar, jo te Kuvendit. Keto pretendime do te trajtohen urgjentisht dhe me seriozitet te larte”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kuvendi i ka shpenzimet më të ulëta përgjatë kësaj legjislature.

Në anën tjetër, deklaratës së Haxhiut iu është përgjigjur edhe ish-kryeparlamentarja Osmani.

“Do ta lus sekretarin që të bisedojë me juve zonja deputete që ta dijë për çka e keni fjalën para se të dal të ju përgjigjem”, ka thënë Osmani në Kuvend.

(Kosova Sot Online)