Hoti tregon pse nuk do t’ju kompensohen paratë personave që kanë mbi 10 mijë euro në Trust

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 19:22
Hoti tregon pse nuk do t’ju kompensohen paratë personave që kanë mbi 10 mijë euro në Trust

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka treguar arsyen pse do të komenpsohen paratë e tërhequra në Trust vetëm atyre personave që i kanë deri në 10 mijë euro të kursyera.

Hoti tha se personat që kanë më shumë kursime në Trust nuk ka shumë ndikim tërheqja e 10 përqind prej tyre, por ata që kanë shumë të vogël të kursyer kjo u ndikon shumë kur të dalin në pension.

“Nëse e analizon strukturën e të ardhurave të qytetarëve që janë të punësuar vjen në përfundim se qytetarët me të ardhura më të ulta kanë kursime më të ulëta dhe është e logjikshme që t’ju kompensohen. Nëse i keni 50 mijë euro supozoj, për juve nuk ka shumë ndikim nëse i tërheqni 10 përqind por për dikë që i ka 5 mijë euro për të ka ndikim kur të del në pension prandaj ka logjikë kompensimi”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)