Sot në ora 15:00 hapet aplikimi për Trust

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 08:08
Sot në ora 15:00 hapet aplikimi për Trust

Sot në ora 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.

Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta.

Aplikimi mund të bëhet në www.trusti10.org

Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional në 4 muajt e ardhshëm.

Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët që kanë kursime deri në 10 mijë euro do të rimbursohen nga Qeveria duke filluar nga viti 2023.

(Kosova Sot Online)