Paralajmërimi i Enver Hasanit për çështjen e presidentit: Do të jetë katastrofë nëse nuk zgjidhet brenda gjashtë muajve

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 08:00
Paralajmërimi i Enver Hasanit për çështjen e presidentit: Do të jetë katastrofë nëse nuk zgjidhet brenda gjashtë muajve

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur së fundmi rreth mandatit që po ushtron Vjosa Osmani si presidente e Kosovës.

Hasani tha se kur kalohet afati i gjashtë muajve për ushtruesen e detyrës së presidentes, vendi mbetet vakant.

“Nëse kalohet afati prej gjashtë muajve për Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, vendi i presidentes mbetet vakant”, tha ai.

E sipas Hasanit nëse kjo nuk zgjidhet brenda këtyre gjashtë muajve, vendi do shkonte në kaos total për të cilin nuk ka terma juridik.

“Kjo do të ishte një katastrofë për neve pasi do të jemi në një pozitë kush kujt ja mund”, tha tutje ai.

Hasani shtoi se Vjosa Osmanin nuk e pengon Kushtetueta që ajo të jetë pjesë e ndonjë partie politike ose të krijoj parti të re, sepse nuk është presidente e zgjedhur.

(Kosova Sot Online)