Drenas: Theret me thikë një person

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 10:33
Drenas: Theret me thikë një person

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit pas një konflikti që kanë pasur me një person e kanë goditur me thikë të njëjtin.

Sipas policisë viktima është dërguar për tretman në QKUK teksa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, 11.12.2020 – 18:09. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi të njëjtit kanë pasur një konflikt me viktimën mashkull  kosovar  të cilin gjatë rrahjes e kanë goditur me thikë dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)