Hoxha i njohur kosovar: Edhe katolikët mund të shkojnë në Xhenet, BIK’u më përjashtoi për këtë deklaratë

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 08:08
Hoxha i njohur kosovar: Edhe katolikët mund të shkojnë në Xhenet, BIK’u më përjashtoi për këtë deklaratë

Hoxhë Drilon Gashi është pyetur nëse një i krishterë mund të shkojë në xhenet, sipas fesë Islame.

Gashi ka thënë se kjo ka qenë njëra nga tri arsyet pse Bashkësia Islame e Kosovës, e ka përjashtuar nga puna.

“Unë e kam një teori e cila thotë se ata që nuk e besojnë sheriatin e profetit, Muhamed, për shumë arsye, ka mundësi teorike, praktike, logjike, fetare për me qenë banorë të xhennetit (parajses), në botën tjetër”, tha ai.

Ai theksoi se edhe katolikët mund të shkojnë në xhenet.

“Me iu përgjigj kësaj pyetje me Ajet Kuranor, Zoti në kaptinën e dytë me radhë në Kur’an, vargu 62 thotë “s’ka dyshim se në të vërtetë ata që ishin myslimanë, ata që ishin jahudi, ata që janë të krishterë,…, kush besoi prej tyre Zotin dhe ditën e fundit, le të bëjë vepra të mira – për ta nuk ka frikë e as dëshpërim dhe shpërblimi i tyre është te Zoti”, tha Gashi.

Tutje është biseduar edhe për festat fetare dhe harmoninë në respektimin e tyre mes diversitetit fetar në Kosovë.

(Kosova Sot Online)