Djali nga Mitrovica kanos dhe sulmon fizikisht nënën

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 10:37
Djali nga Mitrovica kanos dhe sulmon fizikisht nënën

Një grua nga Mitrovica e Veriut ka njoftuar se djali i saj e ka kanosur dhe e ka sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Me 14.12.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se djali i sajë i mitur mashkull kosovar e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar  fizikisht atë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se viktima e ka dërguar djalin te ish-bashkëshorti i saj.

“Viktima  djalin e saj e kishte dërguar të ish bashkëshorti i saj i cili i përket atij pasi janë të divorcuar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)