Ky është parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 10:41
Ky është parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri

Në natën e Vitit të Ri, pra me 31 dhjetor pritet që temperaturat të jenë të ftohta në Kosovë, mirëpo me diell dhe vranësira.

Ka mbetur gati edhe dy javë deri në festimin e natës së Vitit të Ri dhe temperaturat sa shkojnë e ulen.

Dita e fundit e vitit 20202 do të përballet me temperatura të ulëta, por që janë normale për këtë sezon.

Sipas ueb-faqes që bënë parashikimin e motit “AccuWeather”, mee 31 dhjetor temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë vlerën prej 6 gradë Celsius.

Në bazë të këtij parashikimi as para natës së Vitit të Ri, as pas saj nuk do të ketë reshje të borës. Këtë javë temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 9 gradë Celsius.

Java tjetër është më nxehtë pasi vetëm një ditë pritet të jetë moti në minus 1 gradë Celsius. Java e fundit e dhjetorit pritet të jetë më e ftohta pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 5 gradë Celsius.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga “AccuWeather”.

(Kosova Sot Online)